Zbulohet skandali i madh i mashtrimit në Austri – mbi 1 mijë kosovarë kishin gënjyer për të përfituar ndihma sociale

Ministria e Punëve të Brendshme e Austrisë nëpërmjet një komunikate ka njoftuar për një skandal të madh të mashtrimit që kishin realizuar mbi 1 mijë kosovarë.

Kjo ministri thekson se ka zbuluar se si një kompani e udhëtimit me dy autobusë kishte realizuar mbi 1 mijë e 737 udhëtime në relacioni Kosovë-Austri gjatë viteve 2014/2015.

Udhëtimet ishin realizuar në bashkëpunim me rreth mbi 1 mijë kosovarë të cilët tashmë është zbuluar se e kanë mashtruar shtetin austriak duke përfituar përkrahje financiare në mënyrë të jashtëligjshme.

Siç shpjegohet në njoftimin e MPB-së austriake, kjo ka qenë e vështirë të zbulohet një mashtrim i tillë.

Këta persona ishin të regjistruar në Austri si të pa punë dhe kishin përfituar financiarisht apo edhe kishin marrë përkrahje financiare edhe për familjet e tyre, derisa shumicën e kohës ata nuk kanë qëndruar në Austri, por vetëm janë regjistruar për të marrë përfitimet financiare.

Personat në fjalë kur ishin realizuar kontrollat nga Zyrat e Punësimit në Austri, personat në fjalë janë lajmëruar nga dikush dhe kanë udhëtuar menjëherë nga Kosova për në Austri.

Ata kishin bërë edhe regjistrime të falsifikuara të sigurimit shëndetësor në Austri dhe se kontrollet shëndetësore ua ka mbuluar shteti austriak.

Të dyshuar janë edhe shoferët e autobusëve, që janë zbuluar se gjithashtu ishin regjistruar si të papunë edhe pse kishin marrë pagat për udhëtimet që kishin realizuar.

Për më tepër janë duke u hetuar edhe familjarët e drejtuesve të autobusëve të cilën kanë abuzuar me përfitimet sociale.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe ministri i Brendshëm Karl Nehammer.

Ai deklaroi se me rastin po merret prokurori publik i Styrias.

“Vlen të hedhim një vështrim. Nëse duam ta mbajmë të paprekur sistemin tonë social në një afat të gjatë, ai gjithashtu duhet të mbrohet më mirë nga mashtrimi”.

Nehammer theksoi se është i lumturi që një rast i tillë është zbuluar duke thënë se përfitimet sociale përdoren ata të cilët kanë nevojë për përkrahjen e shtetit.

“Nëse duam ta mbajmë të paprekur sistemin tonë shoqëror në periudhë afatgjate, duhet që ta mbrojmë shumë më mirë nga mashtrimet”.

“Falënderimet e mia shkojnë për të gjithë ata që ishin të përfshirë në hetimin e këtyre krimeve”.

“Sidoqoftë, ka njerëz që duan të marrin përfitime pa të drejtë dhe të dobësojnë sistemin shoqëror dhe ekonominë, ne duhet të veprojmë në përputhje me rrethanat dhe të zbatojmë sanksione”.