Zhongleri Agim Agushi, theu rekordin botëror “Guinness” në zhonglim me top

Me këtë rast, kryetari Bahtiri, ka përgëzuar zhonglerin Agushi për fitoren e arritur në shënimin e këtij rekordi botëror, duke thënë se kjo garë është shumë e rëndësishme dhe vlerësohet lartë, pasi që Mitrovica ka arritur të hyj në librin e rekordeve “Guinness”.

Ndërkaq, zhongleri Agim Agushi, tha se në Mitrovicë e shënoi rekordin e tij të gjashtë në librin e rekordeve të Genisit, dhe ndihet shumë krenar që ka arritur të fut Mitrovicën në librin e rekordeve.

Dhe për këtë gjë ai falënderoi kryetarin Bahtiri dhe Komunën e Mitrovicës për mbështetjen dhe ndihmën e dhënë në shënimin e këtij rekordi.

“E kam plan që kah muaji Tetor të sfidojë rekordin tjetër në ndërtesën 65 katëshe, në Katar, ecje shkallëve prapa, për ti kaluar 1750 shkallë, pastaj rekordin tjetër në Stamboll dhe kështu edhe rekorde të tjera të vazhdojë”, shtoi ndër të tjerash zhongleri Agushi.