Zlatan Ibrahimovic infektohet me koronavirus

Zlatan Ibrahimovic është i infektuar me koronavirus. Lajmi është bërë publik nga vetç klubi kuqezi, që shpjegon se futbollisti është asimptomatik.

Suedezi menjëherë ka qëndruar në shtëpi dhe larg skuadrës, teksa sonte ndaj Bodo Glimt nuk do të jetë në fushë, për ndeshjen e Europa League. Suedezi pritet të mungojë në ndeshjen e radhës në kampionat kundër Crotones.

Ai duhet të qëndrojë në izolim për dy javë sipas protokollit, por nëse më parë tamponi do të dalë negativë, atëherë mund të zbresë sërish më shpejt në fushë.