Zlatan Ibrahimovic ka një kërkesë për të mbetur në Milan

Zlatan Ibrahimovic ka hedhur në dyshim të ardhmen e tij në Milan.

Pas dy golave në ndeshjen ndaj Sassuolos, sulmuesi suedez ka thënë se ende nuk e di nëse do të mbetet në klub edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

Kurse, e përditshmja italiane Corriere della Sera shkruan se Ibrahimovic ka kërkuar 6 milionë euro në sezon për të vazhduar kontratën me Rossonerët edhe një sezon.

Ibrahimovic ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në javët e fundit duke bërë që Milan të jetë në seri të rezultateve pa humbje në Serie A.