Zyrtare: Haxhi Krasniqi duelon për titull bote – ky është premtimi i tij

Boksieri junikas, Haxhi Krasniqi, ka dhënë mesazhin e fuqishëm: Besa besë, për meçin e madh me 10 tetor të këtij viti.

Boksieri nga Kosova me padurim pret meçin e madh dhe zotohet për luftë të madhe, për ta realizuar ëndrrën e tij.

Në arenën më të madhe sportive në vend, “Getec Arena” në Magdeburg, junikasi 33-vjeçar do të përballet me gjermanin Dominic Boesel. Meçi është i vlefshëm për titullin e përkohshëm të botës në versionin WBA (World Boxing Association), në kategorinë gjysmë të rëndë.

Ish-kampioni evropian më në fund dëshiron të përmbushë ëndrrën e tij të përjetshme për një titull kampion bote në përpjekjen e tretë.

Haxhi Krasniqi (50-6-0 (18) është i 13-ti në renditjen botërore të WBA dhe që tani jeton afër Augsburgut, përdorë moton e tij: “Kurrë mos u dorëzo” pas dy ndeshjeve të pasuksesshme për titullin e botës kundër Nathan Cleverly (2013) dhe Jürgen Brähmer (2015) tani ka vendosur të luftojë për titullin e botës për herë të tretë.

Dominic Bösel, tha mes të tjera se e njeh mirë Haxhiun: “Me Robinin (Haxhiun), unë po bëhem një sfidues me përvojë. Ai ishte kampion evropian dhe luftoi dy herë për titullin e botës. Sigurisht, natyrisht, ai më njeh mua, unë e njoh atë. Si një kundërshtar në ring ai është një luftëtar i madh”.

“Nuk e kam shok por koleg se shok nuk kemi qenë kurrë dhe kështu që nuk kam problem të takoj një koleg nga klubi ku unë dhe ky shpesh edhe Sparing kishim”, tha Bosel.

Haxhi Krasniqi, është optimist, duke thënë: “Unë jam shumë mirënjohës për shansin e ri, është i treti imi.

Në muajt e fundit kam vazhduar të stërvitem shumë dhe, falë promovimit tim në kategorinë e peshave të rënda, nuk kam më probleme me “bërjen e peshës”. Unë me të vërtetë po pres me padurim luftën – dua që më në fund të realizoj ëndrrën time për titullin e botës!”.