Zyrtare: Ky është vendi i cili rikthen tifozët e futbollit në tribuna nga 14 qershori

Tifozët do të rikthehen në tribunat, në kuadër të Ligës së Parë të futbollit kroat.

Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Institutit për Shëndet Publik, Krunosllav Capak.

“Nga 14 qershori, tifozët do të rikthehen në tribuna, në ambiente të hapura”, tha fillimisht Capak.

“Natyrisht, e gjithë kjo në kuadër të udhëzimeve të cilat duhet të respektohen”, deklaroi ai.

Nga java e 28-të, tifozët kanë leje të futen në tribuna.