Zyrtare: Shtyhet edhe ndeshja Juventus – Milan

Ndeshja kthyese e gjysmëfinales së Kupës së Italisë në mes të Juventusit dhe Milanit është shtyrë për një datë tjetër, të pacaktuar.

Vendimi për shtyerjen e kësaj ndeshje ka ardhur pas mbledhjes së një samiti dhe kërkesës së Agjensisë së Shëndetit Publik që të anulohen garat.

Përveç kësaj ndeshje, kryeministri italian ka kërkuar që të anulohen të gjitha evenimentet sportive për një muaj.

Qeveria italiane është duke menduar seriozisht t’i pezullojë të gjitha ngjarjet sportive në vend për një muaj, për shkak të koronavirusit, pasi 27 persona kanë v’dekur brenda 24 orëve të fundit.

Kjo nënkupton se ndeshjet e Serie A do të pezullohen për një muaj ose do të luhen pa shikues.