ZYRTARE: Suspendohen të gjitha sportet ne Itali

Komiteti Olimpik i Italisë ka suspenduar të gjitha sportet. Italia nuk do të ketë aktivitete sportive, të paktën deri më 3 prill.

Në kuadër të luftës kundër shpërndarjes së Coronavirusit, në Itali janë ndaluar të gjitha evenimentet sportive.

Vendimi është marrë nga Komiteti Olimpik i Italisë. Më herët masa kishte marrë edhe Serie A, duke anuluar xhiro të caktuara, por kampionati rifilloi këtë fundjavë.

Tashmë, me vendimin e ri, gjithçka do të jetë në bllokadë.