Zyrtari amerikan: Kina i dërgoi qindra mijëra njerëz nëpër aeroplanë që të infektonin botën

Drejtori i Zyrës së Politikës së Tregtisë në Shtëpinë e Bardhë, Peter Navarro iu bashkua qëndrimeve të vazhdueshme të SHBA’ve se Kina keqpërdori pandeminë e koronavirusit, e sipas tij me këtë pandemie u kryen ‘’katër v’rasje nga Kina’’

“Ata krijuan virusin, me siguri në atë laborator pikërisht atje në Kinë dhe më pas ata e fshehën pas mburojës së Organizatës Botërore të Shëndetit”, filloi Navarro.

‘’Ajo që bënë atë ishte që të lejonin qindra mijëra banorë të Wuhanit, të hipnin në aeroplan dhe të infektonin tërë botën’’, vazhdoi Navarro.

“Ndërsa ata po e bënin këtë, dhe kjo është thjesht e neveritshme – ajo që bën ata shkaktoj mungesë në tërë botën për maska, doreza, syze, pajisje mbrojtëse personale’’, vazhdoi ai.

“Kjo është arsyeja pse në Milano, Nju Jork dhe vende të tjera, njerëzit tanë nuk i kishin ato. Dhe tani, a e dini se çfarë janë duke bërë ata? Ata po përfitojnë nga kjo krizë, pasi po shesin maska prej 50 cent, dhe po dërgojnë teste të falsifikuara.’’

Kjo nënkupton katër v’rasje, vrasje ndaj amerikanëve dhe njerëzve në tërë botën.’’

Navarro më vonë iu përgjigj një sondazhi të ri nga Qendra Kërkimore Pew e cila zbuloi se dy të tretat e amerikanëve thonë se kanë një pamje të pafavorshme për Kinën.

“Mbi 90 përqind e amerikanëve e shohin Kinën si një kërcënim të madh vazhdoi ai.

Navarro shtoi, “Ajo që unë do t’i thosha popullit amerikan është, ju e morët atë në atë sondazh. Ne do të duhet ta mbajmë Kinën përgjegjëse kur të mbarojë kjo”.

Për momentin, megjithatë, Navarro tha se përpjekjet e tij mbeten të përqendruara në “zinxhirin e furnizimit për t’u siguruar që amerikanët në vijat e para kanë ilaçet që u duhen.